Tekstet e fundit

Wednesday, September 7, 2011

Imuniteti ekonomiko-financiar i Maqedonisë

Imuniteti ekonomiko-financiar i Maqedonisë


Situata e tillë aspak më ndryshe nuk është edhe me Maqedoninë, e cila këto kriza ekonomiko-financiare i fsheh duke krijuar kriza politike, vetëm për të dezorientuar opinionin publik

Krizat financiare janë dukë gllabëruar një numër të madh të shteteve dhe lëvizur në çdo vend të botës, ku një frikë të tmerrshme nga këto kriza i ka kapluar edhe shtetet më të fuqishme të botës, të cilat tani janë duke i parë simptomat në segmente të ndryshme të jetës, si në ekonomi, politik dhe jetën sociale. Shkaqet eksterne apo të jashtme dihen më nga faktorët ndërkombëtar të organizuar në forma të G10, G20 dhe BE-së, dhe këto të fundit janë duke përpiluar masa preventive për pasoja më të rënda nga këto kriza edhe atë duke futur nën kontrollin e shtetit sistemin bankar, në rebalancimin e buxhetit të shteteve kanë parashikuar uljen e shpenzimeve publike dhe shtyrjen e investimeve publike për një kohë më të vonshme, konkretizimin e luftës ndaj korrupsionit si dhe minimizimin e borxhit ndaj te huajve. Këto janë disa pika kyçe për kontrollin e vërshimeve që mund të rrënojnë ekonominë e vendeve. Nga këto kriza nuk është lënë pa prekur edhe rajoni i Ballkanit. Situata e tillë aspak më ndryshe nuk është edhe me Maqedoninë, e cila këto kriza ekonomiko-financiare i fsheh duke krijuar kriza politike, vetëm për të dezorientuar opinionin publik. Një ndër mundësitë politike që shfrytëzojnë qeveritarët në shtetet multietnike është dezorientimi i opinionit publik, edhe atë për të mbuluar krizat financiare-ekonomike të vendit krijon kriza ndërnacionale dhe ndërfetare. Veç rënies reale ekonomike të vendit, situata edhe më tej është duke u keqësuar. Krizat financiare që kanë kapluar edhe rajonin ndikojnë drejtpërsëdrejti në vendin tonë dhe kjo nuk meret seriozisht nga qeveria, shembull kemi rastin e krizave qe ka kapluar Greqinë që ndikon edhe në rrjedhat ekonomike të Maqedonisë, pasi Greqia ka një përqindje bukur të mirë te investimeve ne Maqedoni, gjithashtu në raport me Greqinë ekziston import-eksporti kontinuel. Veç kësaj vendi ka marrëdhënia me gjithë fqinjët në importin dhe eksportin e mallrave, ku importojmë me valuta prodhime nga Greqia, Bullgari, Turqia, Kroacia, Sllovenia me çka dobësohet edhe denari, kur po të njëjtat prodhime mund ti gjejmë në vend nëse motivohet prodhimi i vendit. Nga ana tjetër importi i të mirave bujqësore të importuara në vitin 2009 ka qenë dyfish më i madh se eksporti, turizmi dimëror ka pasur rënie kurse ai veror nuk ka qenë si vitet më pare, gjithashtu të prurat e emigrantëvë këtë vit kanë qenë shumë më të ulëta se viteve të kaluara. Gjithë këto janë disa të dhëna dhe elemente që tregojnë për një të ardhme të varfër  të Maqedonise. Nëse qeveria do të merte hapa të sinqerta në ruajtjen e imunitetit ndaj krizave ekonomiko-financiar, do duhej të mos shpërfillte këshillat e organizatave ndërkombëtare për rebalancimin e buxhetit duke ulur shpenzimet publike të dorës së dytë, duke lënë mënjane Shkupi 2014 si investim i panevojshëm, duke bërë shpërndarjen e mjeteve financiare në raport të drejtë rajonal, duke iniciuar investime të drejta rajonale, duke motivuar dhe krijuar projekte agrokulturore për prodhimet bujqësor në rajonin e Pollogut, në politikat makroekonomike të mbante një politike proteksioniste për të motivuar prodhimin vendor atëherë shumë më lehtë do të përballonte apo do ishte imune ndaj  këtyre krizave edhe vet popullata në Maqedoni. Gjithashtu një sterilizim të ecjeve ekonomike apo krijimit të një imuniteti në vend është edhe dobësia për të konkretizuar korrupsionin edhe në nivele  të larta brenda qeverisë, funksionarëve pa marrë parasysh ngjyrimet partiake si dhe edhe vet projekteve të dyshimta nga udhëheqësit e sektorëve të ministrive. Mos funksionimi serioz i qeverisë në hartimin e politikave ekonomike dhe krijimin e imunitetit ekonomik-financiar është si rezultat i politikës kokëforte të qeverisë, gjithë pasojat janë duke i përjetuar vet popullata. Në këto raste për të përballuar pasojat e rënda, partitë politike si ato qeveritare dhe ato opozitës në mënyrë serioze duhet ti qasen problemeve edhe atë duke mënjanuar kapicat politike ditore, duke mënjanuar inatet dhe kokëfortësinë nacional-romantizmin dhe te ulen të shohin problemet e zhytjes së kapitalit publik në investime të vdekura.



Nga Ali Maksuti


botuar kohaere.eu
05/08/2010

No comments:

Post a Comment