Tekstet e fundit

Wednesday, September 7, 2011

Liderizimi i liderëve



Liderizimi i liderëve


Nga Ali Maksuti

Komunizmi si ideologji totalitare mbahej me karizmën e liderëve, pra liderizimi ishte karakteristikë e komunizmit, pra komunizmi njihej ndryshe edhe si prodhues i liderizmit. Vetëm partia komuniste ka patur lider të paprekshëm. Diktatura komuniste mbahej me liderët, me policinë, me ndjekjen dhe me shërbimet ideologjike intelektuale të saj. Kjo periudhe që karakterizohej me këtë ideologji, pra komunizmin kaloi, por liderizmi mbeti. E kemi parasysh se kur shkon dikush, ne vendin që ka qëndruar një kohë len diçka nga karakteristikat e saj, qoftë edhe si një kujtim, kështu edhe nga komunizmi që kaloi, mbeti liderizmi.
Liderizmi i mbet një ideologjie tjetër, asaj demokracisë. Demokracia nuk pranon lider, pranon udhëheqës të përkohshëm. Shkaku pse mbeti liderizmi tek ne është se komunizmi si ideoligji totalitare në vete por edhe si një sistem jete sociale,ekonomike edhe politike, kur u përmbys ajo, nuk u përmbys edhe mentaliteti komunistë me karakteristikë liderizmin. Pak nga natyra patriakale e shqipëtarëve e pak nga mentaliteti i komunist, liderizmi mori një trajtë të re, që u amnistua në demokraci si një pjesë integrale e politikës ditore. Tani ku më jemi në demokraci, gati 20 vite, ende kemi liderizëm, kemi edhe lider. Gjeneratat me të vjetra ndoshta kanë shpresuar se demokracia do të zëvendësojë liderin me udhëheqësin, por edhe ndoshta janë mësuar me liderizëm dhe nuk ju vjen çudi që ne ende kemi liderizëm dhe liderë.
Për gjeneratat e reja liderizmi është lodhje, mendoj gjeneratat të pas komunizmit janë lodhur me liderizmin. Po të bisedosh me qytetarët do shohësh lodhje nga liderizmi. Lajmet, emisionet, dokumentaret, mediat në përgjithësi të lodhin me të njëjtin refren, liderët. Kemi shumë lider, kemi lider të shtrejt edhe të lirë. Kemi lider që nuk duan ti thrasim udhëheqës të përkohshëm, por duan ti thërasim lider të përjetshëm ose lider shpirtëror (që nuk janë te tille). Liderizmi është shpërnda edhe tek shumë shtresa të popullit, edhe tek një nënpunës i thjeshtë , edhe tek një biznesmen, edhe tek një mësimdhënës, edhe tek një student, edhe tek një qytetar, edhe tek një fshatar por edhe tek një lypës.
Kemi shumë lider, lider me veturë luksoze, lider me katër truproje, lider me tetë truproje, lider me shërbim personal sekret e shumë lider tjerë. Ky liderizëm e këta liderë na kanë lodhur, na kanë lodhur nga shkaku se çdo mëngjes që të hapësh e-mailin që të ka ardhur një e-mail nga një lider për programin parazgjedhor, apo të shikosh lajmet e mëngjesit i ke liderët, ne drekë, në kohën e pushimit për drekim ( ne shqiptarët nga shkaku i papënusësi së madhe kemi më shumë pauzë se ajo e drekës ) do shohësh të njejtët fytyra të mëngjesit dhe në mbërmje, normal lajmet kryesore janë të njejtët lider të para shumë viteve. Kështu liderizmi e lodh njeriun, sytë e vdekshëm të njeriut lodhen nga kjo dhunë visuele. Lodhja më tepër shtohet edhe atëherë kur fillon dhuna fonike që i bëhet veshit, kur nga liderët “detyrohesh” të dëgjosh fyerje, sharje, ofendime, diskretitime, nënçmime, fjalor të ulët, lëvdatë për vetë liderin – pra për veten. Veç këtyre që dëgjon, detyrohesh të dëgjosh gënjeshtra. Dhe habia më e madhe qëndron në atë se nuk habitemi që na gënjejnë, por që mendojnë se populli ju beson.
Pra teatri politik i liderizmit është bërë i padurueshëm për qytetarin, pasi kjo dramë që luhet në teatrin politik të liderizmit fillon me skena komike, vazhdon me përfitime astronomike dhe përfundon me ngjarje tragjike. Ky teatër liderizmit është bërë i padurueshëm : për fshatarin që nuk ka rrugë për të shpejtuar për në ambulancë, se edhe këtë nuk e ka, për një intelektual që nënvlerësohet nga një bari, duke mos nënçmuar as bariun, se edhe për të është bërë i padurueshëm ky teatër që nuk i ofron asnjë beneficion për blegtorinë, për një profesor me një rrogë sa për të paguar faturën e rrymës elektrike, për një familje që është bërë të jetoj në mëshirë të fqinjit.
Pasi ky liderizëm ka krijuar shumë vlera çmoralizuese në skenën politike por edhe në shoqërine shqiptare në përgjithësi dhe nga ana tjetër jemi popull jo shumë i madh, prandaj edhe s’kemi shumë hapsirë dhe kohë për këto loja aq rënuese. Për të zëvendësuar këtë, na duhet të fillojmë të çnjërosim liderizmin që mban në vete mos durim por të frymëzojmë udhëheqësi mirëkuptimi, të çnjerosim liderizmin monoton dhe të frymëzojmë udhëheqësi kreative, të çnjerosim pasionet e liderizmit dhe të zëvendësojmë vendimet racionale udhëheqëse, të largojmë nga bindjet liderizmin autoritar dhe të sjellim bindjet e udhëheqësëve të bashkëpunimit të barabart, të largojmë kaosin dhe të sjellim rendin. Pra, nuk na duhen lider të përjetshëm që shtetin e pushtetin e shohin si sundim e përfitim, por na duhen udhëheqës që shtetin e pushtetin e shohin si shërbim ndaj qytetarit.

No comments:

Post a Comment