Tekstet e fundit

Wednesday, September 7, 2011

Drejtësia dhe multikulturalizmi


Drejtësia dhe multikulturalizmi


Nga Ali Maksuti




Në shtetet ku përbërja e popullësisë karakterizohet me grupe te ndryshme etnike, fetare dhe kulturore paraqitet nevoja e perceptimit real-politikës si një zgjedhje e arsyeshme e problemeve kyçe për të tejkaluar gjithë barierat artificiale për të aritur qëllimin final të pushtetit, pra mirëqenien e popullatës. Nëse ky nuk është qëllimi final i pushtetarit atëherë ka të drejtë Shën Agustini ku thotë “ Nëse e largojme drejtësinë, çfarë janë mbretërit( politikanët) ? – Çeta të mëdha kusarësh ! . Kusarët gjithëher në çdo të thënë, janë paraqitur grupet që sjellin disbalancë të drejtësisë dhe kjo pasqyron realitetin tek këto grupe. Pra, për të patur drejtësi në vend, ata që kanë marrë përsipër të regullojnë drejtesinë në vend duhet distancuar nga sjellja kusare ndaj popullatës. Elaborimi më i qartë i një pushtetari në raport me drejtësinë është, që ndëshkimi, shpërblimi dhe barazia të jetë e shprehur njejt me gjithë grupet etnike, fetare dhe kulturore, duke mos mohuar dhe dhënë më tepër se ajo nga e cila i takon. Në aspektin historik kjo është një përkufizim më i thjeshtë për drejtsinë. Në Maqedoni është më se e nevojshme të pranohet kjo teze në raport me gjithe grupet etnike dhe fetare, për të distancuar nga injoranca politike që është duke mbuluar realitetin në jetën e përditshme të qytetarit të këtij shteti. Nuk është aspak e moralit Islam të ndalohet ndertimi i objekteve fetare krishtere për nevojat e qytetareve te krishter në nje vend ku është i vevojshëm një objekt kulti por nuk është aspak e moralit të Krishter të përdoret makiavelizmi politik duke instrumentalizuar fenë krishtere për interesa më të gjëra politike dhe duke dhunuar kulturën e një kombi tjetër. E kjo domosdo është si rezultat i një padrejtësie të kusarëve politik, të cilët nxisin probleme ndëretnike dhe ndërfetare për të mbuluar mëkatet e veta ndaj popullit. Më e keqja është se mekatet ndaj popullit dëshirojnë ti mbulojnë me emrin e Zotit. Veprimet e vazhdueshme të politikanëve sllavo-ortodoks në raport me shqiptarët por edhe me turqit, boshnjakët dhe grupet etnike tjera muslimane që janë popuj shtet-formues të multikulturalizmit në Maqedoni, janë veprime sikur djalli që futi popullatën në zjar, po me emrin e Zotit, tani me ndërtimin e kishës kërkon të paraqitet si i devotshmi para syve te popullatës. Pra, politika destruktive në Maqedoni është indikatori i prishjeve të mardhënieve ndëretnike dhe ndërfetare në Maqedoni, ku qeveria kur dëshiron të mbuloj paaftesitë e veta për rregullimin ekonomik dhe social për mirëqenien e qytetarëve krijon klima të disfavorshme, si rasti Kalaja, por edhe shumë raste tjera. Mungesa e një serioziteti politik në Maqedoni, ka lënë anash forcimin e drejtësisë në rregullimin e mardhënieve ndëretnike dhe ndërfetare, me çka edhe i shfrytëzon për të lëvizur rejtingjet e partive politike në vend. Kjo më tepër do ti kushtoj masave të manipuluara të të rinjëve, të cilët me vetëdije apo pa të, i shërbejnë injorancës politike në vend, që është po aq destruktive për vetë të rinjtë.
 Një pikë tjetër kyçe e politikës monoetnike dhe monofetare në Maqedoni si dhe disbalancimi i drejtësisë ndaj grupeve të tjera etnike dhe fetare në vend, shërben edhe për nje arsye me tepër që vendi distancohet nga integrimet ndërkombtare, në NATO dhe BE. Kjo rrugë, më tepër e çonë Maqedoninë në izolimin ndërkombtar si dhe rajonal, me çka shteti i Maqedonisë fillon identifikimin si një shtet drejt diktatorializmit kur në botë këto të fundit janë duke rënë.



botuar ne kohaere.eu
21/02/2011

No comments:

Post a Comment