Tekstet e fundit

Thursday, February 2, 2012

Shtrenjt për të kursyer


Shtrenjt për të kursyer

Kur filluan krizat bankare në SHBA në vitin 2008 dihej dhe pritej se BE dhe sidomos zona e euros do të përballohej me problem e dhe kriza të borxhit publik, ndoshta nuk është i të njëjtës natyrë, por në esencë kapitalizmi global nisi me krizat e saja në SHBA dhe vazhdon në BE. Por nuk përfudnon këtu lidhja dhe zinxhiri i krizës globale,  vazhdon dhe më me tepër ndikim tek vendet të cilët nuk jane në asnjërën bashkësi shtetesh, as SHBA as BE, ku bën pjesë edhe Maqedonia. Por fuqitë e mëdha ekonomike gjithëher kanë nga një plan të dytë për të lehtësuar dhe përballuar krizat në rast se nuk mund ti ndalojnë, kurse shtetet në zhvillim gjithmon mundohen të ndjekin trendin e shteteve të zhvilluara për të përballuar krizave. Me planin financiar të administratës Obama, SHBA-të ndoshta pjesërisht “lëkundën”pak fundamentin e kapitalizmit kur shteti ndërhyni për të stabilizuar sistemin bankar, por kjo rezultoi si lëvizje pozitive për vetë shoqërine amerikane. Sot kur BE, gjegjësisht zona euro  kërcënohet nga borxhet publike të shteteve anëtare, liderët e shteteve krijojnë masa kursimi dhe këshillojnë për kursime. Gjithë këto janë tendecat e shteteve dhe fuqive ekonomike për të përballuar dhe tejkaluar krizat financiare dhe ekonomike, që domosdo ndikojnë në jetën sociale. Por, ku është në këto rjedha Maqedonia dhe si mund të tejkalohet kjo gjendje.  Pak e pa logjikshme të bëhen këto krahasime, por kur dëgjojmë që të njejtat këshilla jepen nga ana udhëheqësve në sektoret për ekonomi apo analistë  për të kursyer nga të hyrat që i kanë qytetarët si një metodë për të përballuar krizat atëherë këtu duhet kërkuar një “kurim” sepse sot qytetari i Maqedonisë përballohet me bazën e të hyrave, papunësine dhe e dyta që edhe ai qytetar që është i punësuar ka për detyrë të ndaj të hyrat me gjithë anëtarët e  familjes së tij kur vetëm këtë vit janë rritur çmimet për shërbimet dhe produktet bazë siç janë çmimet e energjisë elektrike, karburanteve  dhe  që brenda pak kohe do të riten çmimet edhe të produkteve dhe shërbimeve tjera që varen nga këto dy të parat. Nga njëra anë paraqiten statistikat e sakta për papunësine në Maqedoni, ku Maqedonia është lidere në botë për papunësinë nga ana tjetër rriten çmimet për çdo  ditë dhe nga e gjithë kjo prap kërkohet që qytetarët të kursejnë. Është shtrenjt për të kursyer, se çdo element bazë e stabilitetit ekonomik është në disfavor me logjikën e kursimit. Nëse kursim nënkuptojmë heqja dorë nga disa produkte apo shërbime luksi për një produkt apo shërbim elementar të më vonshëm, atëherë si mund që një qytetar të përballojë këtë, kur të hyrat për një familje nuk janë në rritjen e njëjtë me rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve elementare apo ku punësimi nuk është në rritje të njëjtë me çmimet, për të patur një standart të kënaqshëm për kursim. Nëse kemi familje ku të hyrat janë të mjaftueshme, atëherë kursimi është për tu lavdruar, por nga gjendja në Maqedoni, ku shumica jetojne me të hyra nën mesataren e rrogës në Maqedoni, atëherë është e pamundur kursimi. Dhe nëse vitin e kaluar “shporta”familjare arinte në vlerë prej 200,00 euro mujore, këtë vit ky çmim do të ritet kurse “shportës” nuk do ti shtohen produktet. Nga kjo gjendje është shume rëndë kursimi, se  nuk kemi të bëjme më me të mira të luksit që detyrohet qytetari të paguaj për të tejkaluar edhe një ditë të rëndë ekonomike, që domosdo sjell edhe çregullime sociale.  Gjithë këto ndoshta duken si një pasqyrim jo shpresëdhënës, por është një realitet që haset tek çdo qytetar në Maqedoni. Qeveria përveç masave që ndërmer për të lehtësuar kët gjendje, duhet seriozisht ti përkushtohet investimeve të huaja, e jo të ndalet tek kursimet e energjisë apo tek këshillat për kursime të përgjithshme.  Se sot për sot është shtrenjtë për të kursyer.
Ali Maksuti

No comments:

Post a Comment