Tekstet e fundit

Tuesday, September 20, 2011

Kriza Greke dhe efektet e saja në Maqedoni


Kriza Greke dhe efektet e saja në Maqedoni
Periudhat të cilat i kalojnë dy shtetet fqinje, Maqedonia dhe Greqia janë të ndërlidhura me dy pika të përafërta, njëra është politike-diplomatike që ka të bëj me emrin e tjetra është ajo ekonomike. Në fillim të vitit 2008 filluan krizat bankare dhe tregjeve financiare, që për barrë kishin shtetet që të menaxhojnë këto kriza, por këto kriza vazhduan duke futur  në recesion shumë shtete të BE-së , kurse disa shtete u ngulfatën më tepër me borxhin publik. Anëtarët më stabil të BE-së vazhdimisht kritikonin dhe udhëzonin  për ulje të shpenzimeve publike dhe për të formësuar masa mbrojtëse dhe preventive për të ndalur vazhdimsinë e recesionit. Greqia ishte shteti i parë që u fut në sprovën e borxhit publik për të cilën filluan edhe “dridhjet” e Eurozonës.  Rritja e borxhit publik në Greqi ishte një humbje për qeverinë greke, por nga kjo krizë përfituan disa institucione financiare. Por cili është interesi i Maqedonisë në këtë krizë  ? Edhe pse në segmentin zyrtar qeveria e Maqedonisë pret “ me padurim” rimëkëmbjen e ekonomisë së Greqisë, por në aspektin politik i konvenon kjo gjendje e Greqisë për shkak të emrit. Rasti i problemit të emrit ka ngadalësu mardhëniet ndërmjet këtyre dy vendeve kurse kriza financiare ka kapluar investitorët grek të cilët janë pasiv në këto tre vitet e fundit në Maqedoni.  Pas krizës së borxheve Greqia ka ulur investimet direkte në Maqedoni, kurse nga ana tjetër eksporti i Greqisë nuk varet shumë nga Maqedonia, pasi Greqia ka një treg të gjërë per eksportin e saj psh. 11.11% në Gjermani, 11,5% në Itali, pastaj Bullgari, Qipro dhe Turqi. , pra në vendet me të cilat është levërdia më e madhe ekonomike e Greqisë nuk bën pjesë Maqedonia. Maqedonia  në kohën e VMRO-së së Georgivskit  lidhej në sektorin e investimeve dhe eksport-importit me Bullgarine dhe Greqinë, kurse pas ndryshimeve rënjësore në politikën e VMRO-së, ky sektor u drejtua nga veriu, që Maqedonia këto vitet e fundit raportet ekonomike i zhvillon me Sërbinë dhe Malin e Zi, kurse Greqia rënditet e pesta nga vendet që Maqedonia eksporton të mira dhe shërbime.  Për momentin kur Maqedonia dhe Greqia përballohen me problemin e emrit, qeveria e Maqedonisë ka luajtur një rol “pozitiv” në orientimin e “varësisë” së ekonomisë nga Greqia, por pasojat e këmbëngulsisë në cështjen e emrit do të jenë të rënda.  Nëse Maqedonia vazhdon në këtë rrugë, problemi me emrin edhe njëher do na largojë nga BE kurse nga ana tjetër Greqia nuk është e varet nga gjendja e ekonomisë së Maqedonisë, pasi pozita e saj gjeografike si dhe statusi i saj në organizatat ndërkombtare i jep përparsi luksi në raport me politikën dhe gjendjen e Maqedonisë. Prandaj, neglizhenca dhe distancimi nga Greqia, Maqedonisë mund ti kushtojë me shumë se përfitimi që mund të ketë me emrin.
Nga disa pika referimi të interesave ekonomike të Maqedonisë që ndërlidhen me ekonominë e Greqisë por edhe ndryshimet që janë bërë dhe orientimi i politikave ekonomike me Sërbine dhe Malin e Zi, ne shqiptarët jemi në nje distancë te largët levërdie. Prandaj, nëse gjendja e Greqisë i konvenon maqedonasve dhe insistimi i tyre për mos zgjedhje të problemit të emrit është më i rëndësishëm, atëherë ne shqiptarët në Maqedoni duhet të insistojmë në dy variante. E para të kerkohet me ngulm një treg i përbashkët kombtar, Shqipëri-Maqedoni-Kosovë dhe të krijohet një zone ndërshtetërore ekonomike me anë të marrëveshjeve ekonomike të zbuten masat e bashkëpunimit rajonal qe të stabilizohet edhe ekonomia e Maqedonisë Perëndimore ose  variant i dytë, pozita dhe opozita shqiptare në Maqedoni të insistojnë me ngulm më serioz në zgjedhjen e problemit me emrin që të përshpejtohet procesi integrimeve euro-atlantike.
Ali Maksuti

http://zhurnal.mk/content/?id=201192212819

No comments:

Post a Comment