Tekstet e fundit

Wednesday, September 7, 2011

Biznesi i vogël, problemet e mëdha


Biznesi i vogël, problemet e mëdha


Nga Ali Maksuti




Gjithë faktet të një ekonomie kapitaliste, të orientuar në tregun e lirë argumentojnë se forma më e mirë për të rritur zhvillimin ekonomik është angazhimi në forcimin e biznesit të vogël dhe të mesëm. Por ku është realiteti në ekonominë e Maqedonisë ?


Sot është rëndë të fillosh të krijosh nga hiçi një korpus vlerash ekonomike në një vend të zhvilluar e më rëndë është në një vend ku problemet etnike dhe politike lëvizin me të njëjtin intezitet me problemet ekonomike. Kjo zaten është edhe problemi esencial i mos angazhimit të një gjenerate në zhvillimin e biznesit të vogël  apo të mesëm për të zbutur varfërinë ekonomike familjare. Veprimet e vazhdueshme që bën qeveria në emër të reformave më tepër vendin e fusin në varfëri sa që nxjerrin nga kriza ekonomike. Evolimin negativ  të dështimeve në sektorin ekonomik , Maqedonia gjithherë e arsyeton me recesionin global , që më tepër është një ikje nga përgjegjësia dhe një arsyetim banal se një realitet ekonomik në vend. Po të ishte e vërteta e vetme arsyetimi i vazhdueshëm i dështimeve të qeverisë  me anë të recesionit global, atëherë logjikisht qeveria duhej te vepronte njejt si vendet që i kaploi kriza, pra duke mënjanuar investimet jo profitabile publike dhe duke zëvendësuar kapitalin investues në investime profitabile. Kjo nuk ndodh. Nga ana tjetër ekonomia familjare që është thelbi i mirëqenies ekonomike të një vendi kërkon një zgjedhje për të zbutur varfërinë. Shpresa e vazhdueshme e një gjenerate se një ditë do të jenë në administratë është duke u shuar, që është fakte dhe realitet që kjo duhet të ishte shuar moti, se vendi më është një treg i lirë pune dhe aftësia për të “mbijetuar”  mund të kërkohet në një treg të lirë pune me një konkurrencë lojale, e jo në administratë shtetërore, e cila njëherësh është ngjeshur njashtu do të duhet të reduktohet, pasi një ndër kushtet e BE-së është reduktimi i administratës por edhe profesionalizimi i saj, gjithashtu angazhimi në administratë nuk është profitabile sa që është një shpenzim i tepërt publik. Por, me shkurtimin e shpresave të të rinjve për tu angazhuar në administratë publike, qeveria duhet të mendoj për të krijuar kushte më të mira që rinia të mendoj në sektorë tjerë për të rregulluar mirëqenien ekonomike. Para disa kohësh kishte disa ide dhe këshilla nga ekspertët ekonomik që rinia të largojë mentalitetin e pritjes për administratë dhe të fokusohet në zhvillimin e biznesit familjar apo të vogël. Zaten, kjo është edhe parimi kryesor i një vendi në zhvillim, pra angazhimi i potencialit në zhvillimin e biznesit të vogël. Biznesi i vogël dhe ai i mesëm ka luajtur një rol të rëndësishëm në rimëkëmbjen e shumë shteteve në zhvillim, gjithashtu një fakt i rëndësishëm i sipërmarrjes është edhe ajo që gjatë krizave të 70’ në SHBA biznesi i vogël  dhe i mesëm ka përballuar rritjen e përqindjes së papunësisë, pas krizave të 97’ në rimëkëmbjen e “Tigrave të Azisë” ka luajtur rol të rëndësishëm biznesi i vogël.  Gjithashtu rëndësia e biznesit të vogël edhe më tepër është i vlefshëm në vendet në zhvillim, ku renditet edhe Maqedonia, prandaj angazhimi i qeverisë në këtë sektor duhet të jetë më serioz. Gjithë faktet të një ekonomie kapitaliste, të orientuar në tregun e lirë argumentojnë se forma më e mirë për të rritur zhvillimin ekonomik është angazhimi në forcimin e biznesit të vogël dhe të mesëm. Por ku është realiteti në ekonominë e Maqedonisë ? Në një vend të grumbulluar me probleme, që qeveri pas qeverie krijojnë probleme të reja, dita ditës detyrojnë qytetarin të demoralizohet kurse vendi edhe më tej futet në errësira ekonomike.  Kështu Maqedonia veprimet e paarsyeshme vazhdon ti kultivojë dhe qytetari në Maqedoni do të detyrohet të shpresoj në një vend pune partiake  katër vjeçare. Edhe përkundër asaj që Maqedonia gati 20 vite që thiret në vlerat të ekonomisë së tregut të lirë, ende nuk investohet seriozisht në këtë sektor. Pas kaq viteve qeveria mendon të ndaj një 4.7 milion euro nga buxheti për motivimin e këtij sektori që krahas investimeve publike jo profitabile kjo pjesë e ndarë nuk është serioze.  Andaj qytetari, sidomos rinia si pjesë më vitale e fuqisë së punës, do të detyrohet të gjej burime alternative financiare për të krijuar një biznes të vogël, por edhe atë biznes që mund të nis nuk është i sigurt, jo nga shkaku i konkurrencës së tregut, por nga shumë faktorë që shteti ende nuk i ka pastruar për të krijuar hapësira për të zhvilluar biznesin e vogël. Dy pika kyçe që e shqetëson qytetarin janë mos reagimi serioz ndaj konkurrencës jo lojale dhe korrupsioni. Edhe pse  në momente të caktuara është krijuar një huti për angazhimin “serioz” për të parandaluar këto dukuri, rezultati ka qenë negative. Prandaj sot mund të ketë shume ide të mira për te zbutur varfërinë por projekte serioze për të bërë nje gjë të tillë janë të varfra, si vet ekonomia e vendit.  Maqedonisë nuk I duhet shumë për të rimëkëmb ekonominë, mjafton që politikanët tone të marrin shembull të kryeministrit të Turqisë, Taip Rexhep Erdogan, që në vitin 2001 kur partia e tij mori pushtetin në Turqi i vetmi premtim për ekonominë e vendit ishte “ Nuk do të vjedhim “.



botuar ne kohaere.eu
24/11/2010

No comments:

Post a Comment