Tekstet e fundit

Wednesday, September 7, 2011

Forreign Policy: Loja Islame


Forreign Policy: Loja Islame



Muhammed El-Baradei (Laureat i Çmimit Nobël) lidhet me Lëvizjen politike islame “Vëllezërit Muslimanë” për reformat në Egjipt.
Politika të ofron shpesh hapa të çuditshme në jetë. I tillë është edhe rasti i Muhamed El-Baradei, Laureat i Çmimit Nobël, që do të jetë kandidat për president të ardhshëm i Egjiptit dhe i cili ka zgjedhur forcën politike islame në Egjpit “Vëllezërit Muslimanë”.
Nga dhjetori i vitit 2009 që kur lëshoi postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA ), 67 vjeçari El-Baradei i është futur politikës elektorale në vendin e tij në  Egjipt.
Në zgjedhjet presidenciale të 2011 në Egjipt, El-Baradei mund të paraqitet si kandidat potencial për president të vendit në frontin e opozitës. Megjithatë oferta presidenciale e Muhammed El-Baradeit, është një e “shtënë” serioze për politikën në Egjipt.
Por edhe pas gjithë kësaj, sistemi politik në Egjipt posedon nje jurispondencë të manipuluar nga presidenti aktual Hosnee Mubarak dhe dinastia Mubarak. Hosnee Mubarak edhe pse vetë i sëmurë mund të vazhdojë pozitën e tij presidenciale edhe pas 29 vjet sundimi, ku në fund ka shumë gjasa që sundimin të trashëgoj djali i tij, Gamal, që shihet si trashëgimtar i fronit të Presidentit.
Kandidatët e jashtëm do ta kenë vështirë të tejkalojnë këtë ”dry” për shkak të ndryshimeve kushtetuese që janë bërë para tri viteve, e të cilat ndryshime parashikojnë që kandidati të propozohet nga partia e Mubarakut ose kandidati të jetë i angazhuar në një parti politike që njihet së paku për pesë vjet.
El-Baradei nuk plotëson asnjërin kusht. El-Baradei ka edhe një problem më fundamental, atë të zonës elektorale. Pavarsisht apelit të tij të brendshëm, ai është një prej juristëve më të njohur të Kajros, por mungesa e tij në jetën egjiptiane për shkak të angazhimit në arenën politike ka bërë shumë në jetën e tij në një kënd tjetër të veprimit.
Në qoftë se El-Baradai ish-drejtori i IAEA-së, mund të kalojë të grumbullojë vota nga njësitë elektorale, ai mund të paraqitet vetëm si simbol por jo edhe si burrë shteti.
E gjithë kjo është për të shpjeguar lojën që ka nisur El-Baradei me Lëvizjen kryesore islame në Egjipt “Vëllezërit Muslimanë”. Nga fundi i shkurtit, në Kajro El-Baradei u takua me krerët e disa partive politike për të themeluar aleancën “Aleanca Kombëtare për Ndryshim ” që është një grup i partive opozitare nga i gjithë spektri politik në Egjipt.
Lëvizja “Vëllezërit Muslimanë”, Lëvizja më me ndikim në botë me idetë “radikale” islame gjithashtu morën pjesë në takimin për përpjekjet për ndryshim të organizuar nga El Baradei. “El-Baradei dhe “Vëllezërit Muslimanë” thërrasin për ndryshime në jetën politike dhe sociale të Egjiptit ” -konfirmoi për gazetarët udhëheqësi i Lëvizjes “Vëllezërit Muslimanë, Muhammed el Saad Katani.
Për El-Baradei një hapsirë e tillë politike mund të jetë një ofertë politike për një pakicë në parlament. Në fund të fundit, me kontrollin e një të pestës së parlamentit nga ana e “Vëllezërve Muslimanë”, edhe pse e ndaluar formalisht nga regjimi i Mubarakut, ka një ndikim të thellë në politikën e Egjiptit.
Megjithatë pjesëmarja në politikë e “Vëllezërve Muslimanë” nuk do të thotë moderim i politikës, por kjo është një platformë politike, e shpallur në tetor të vitit 2007, ku u shpalos një vizion islam, sipas së cilit udhëheqësia do të mbikqyret nga një autoritet fetar, përfshi të gjithë aktivitetet qeveritare.
Kohët e fundit franksioni konservator brenda “Vëllezërve Muslimanë” ka pasur akuza për spastrim të krahut reformist të Lëvizjes dhe pastaj të konfirmuar me instalimin e ultrakonservatorit, klerikut Badie Muhammed, si udhëheqës të Lëvizjes.
Prandaj, me lëvizjet e fundit, gjegjësisht krijimin e koalicionit që angazhohet për ndryshime politike, nuk dihet nëse janë te interesuar për liberalizimin e politikave apo do të vazhdojnë me po të njëjtën politkë.
Në fund të kësaj, “Vëllezërit Muslimanë” do t’i bashkojnë forcat domosdoshmërisht me El-Baradai. Në javët e fundit, regjimi i Mubarakut, duke parashikuar një sfidë serioze në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, ka nisur një goditje për Lëvizjen, duke bërë presion mbi udhëheqësinë dhe duke shpartalluar radhët e saj.
Si rezultat i tërë këtyre reagimeve, grupi përpiqet për mbijetesën e saj politike, ideologjike si dhe agjendën qe e ka në pritje për zgjedhjet. Koalicioni i El-Baradeit i ofron “Vëllezërve Muslimanë” të mbeten të rëndësishëm në skenën politike të Egjiptit duke izoluar regjimin e Mubarakut.
Pra, lojtari më i ri i politikës së Egjiptit tani përballet me një rebus të rëndësishëm. Angazhimi i zëshëm i El-Baradeit në politikën pluraliste të Egjiptit ka aritur të bëj një ndryshim kolosal që nuk ka ndodhur këto vite në politikën e Egjiptit, pra, të nxisë një rrugë tjetër, më të besueshme se ajo e Mubarakut.
Por nëse oferta e tij, mbaron në bashkëpunimin me “Vëllezërit Muslimanë”, mund që në fund të përfundojë vetëm si një shpëtimtar i opozitës së Egjiptit.
_________
Përktheu nga anglishtja:
Ali Maksuti

No comments:

Post a Comment