Tekstet e fundit

Wednesday, September 7, 2011

Greqia, emri dhe ne shqiptarët

Greqia, emri dhe ne shqiptarët

Ali MAKSUTI

Krizat bankare që kapluan botën vitin e kaluar sollën tronditje në tregjet financiare,kurse këtë vit krizat ekonomike sjellin tronditje në shtete. Vitin e kaluar, kur filluan krizat financiare, qeveritë e vendeve të zhvilluara dhe ato në zhvillim ndihmonin të ruajnë ekonominë e botës. Kurse tani ata janë problemi i ekonomisë së botës. Liderët europian luftojnë që të largojnë fatkeqësinë e madhe financiare që ka kapluar euro-zonën. Kohët e fundit sytë e Europës janë kthyer nga një shtet Ballkanik, pra nga Greqia, e cila shihet si shteti i parë që mund të largohet nga Euro-zona dhe do të ishte shteti i parë që do të bënte një hap të tillë nga shtetet e BE-së. Kjo gjendje e rëndë e Greqisë i shkon për shtati Maqedonisë që ka problemin me emrin. Problem i cili disa herë i hapi probleme Maqedonisë, e para ishte mos anëtarësimi në NATO dhe mos marrja ftese për bisedime për integrimin në BE. Të dy dështimet si pasojë e këmbënguljes së qeverisë së Maqedonisë i sollën probleme bazë qytetarëve, të cilët edhe njëherë u bënë preh e politikës së dështuar të qeverisë. Gjendja e rëndë ekonomike e Greqisë shfrytëzohet nga qeveria e Maqedonisë për të shtyrë problemin e emrit për një zgjidhje të mëtutjeshme. Tendecat për të krijuar një qeveri të zgjeruar, kryeministrit Gruevski i dështuan, që mendonte të shpërndante fajin. Edhe dëshira për një referendum për emrin ishte i pakapshëm, si për vendin edhe për faktorin ndërkombëtar. Dhe tani për të shfrytëzuar këtë gjendje të rëndë të Greqisë dhe për ti shtuar edhe një arsye më të madhe mos zgjedhjes së problemit me emrin, qeveria po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, të cilat normal shkojnë në favor të partive politike por janë në dëm të qytetarëve. Kriza e emrit për Maqedoninë ka hapur telashe të mëdha. Kryeministri për të larguar vëmendjen e faktorit të brendshëm shqiptar dhe atij ndërkombëtar nga problemi me emrin bën veprime joracionale, siç është projekti Shkupi 2014 dhe nxitjen e një urrejtje të re, atë ndërfetar, që nga kjo gjendje të përfitoj nga gjithë anët vet qeveria. Problemi sllavo-ortodoks tani më dihet, por cili është problemi i shqiptarëve në Maqedoni që heshtin për emrin në favor të ngecjeve të integrimeve euro-atlantike apo duhet menduar për një veprim të tretë ? Heshtja e vazhdueshme e shqiptarëve i krijon hapësirë manipulimi taborit sllav që të tregojë synimet e qeverisë, nëse është për integrimet euro-atlantike apo insiston në bllokun e vdekur lindor. Edhe kjo mund të vlerësohet e arsyeshme, pas deklaratave të kryeministrit se mos anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk është fundi i gjithëçkahit. Mos shpejtimi i procesit së zgjedhjes së problemit me emrin, Maqedonisë do ti kushtojë shumë, ku shqiptarët të cilët janë të orientuar më nga perëndimi, do të mbesin preh e mendimeve dhe ideve mesjetare të sllavo-ortodoksëve. Këto veprime veç më e kanë izoluar Maqedoninë, jo vetëm me faktorin ndërkombëtar por edhe me vendet fqinje, ku fqinjësia e mire është një ndër kushtet e integrimeve euro-atlantike. Detyrimi i përfaqësuesve ndërkombëtar për të bindur faktorin shqiptarët që të jenë më të zëshëm në problemin me emrin është edhe një diskurs se faktori politik shqiptar është shumë pak i zëshëm, ose aspak në zgjedhjen e problemit me emrin. Këto elemente tregojnë se veprimi politik shqipëtar ose nuk përfillet nga pala tjetër ose është preh e interesave të ngushta karshi një problem më madhor. Zgjedhja e çështjes së emrit do të ç’bllokonte shumë procese afatgjate për Maqedoninë si shtet dhe popullin e saj, sidomos shqiptarët të cilët kanë përcaktuar orientimin e vet politik dhe social. Por, problemi bazë është zëri politik i anës shqiptare në zgjedhjen e këtij problemi, që partitë shqiptare në çdo deklaratë dalin me fjalët se duhet të zgjidhet problemi me emrin, por asnjëra parti nuk del me propozim konkret, ku edhe shqiptarët duhet të jenë vendimmarrës në emërtimin e rij të shtetit si pjesë vendimmarrëse. Kjo ndoshta vjen si pasojë që tregon realitetin se shqiptarët në qeveritë sllavo-ortodokse janë vetëm për të mbushur vakuumin karshi faktorit ndërkombëtar dhe nga ana tjetër janë vetëm vagon i dytë i trenit të cilin e orienton koka sllavo-ortodokse. Ky rezultat i kësaj është si pasojë e mos pasjes së platformave politike të partive shqiptare që do ti mbrojnë interesat e identitetit kombëtar dhe fetar të shqiptarëve në Maqedoni. Pse politika shqiptare duhet të përshpejtojë problemin me emrin është për dy arsye. E para është ai historik, sepse shqiptarët kanë më shumë hise për këtë rajon të kërkojnë një emër që do ti përshtatet edhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë dhe e dyta është përshpejtimi i proceseve euro-integruese. Heshtja politikës shqiptare karshi problemit me emrin, ndoshta për momentin e tanishëm mund të shihet si veprim pozitiv qe mos të ekzagjerohet edhe më shumë ky problem, por në një periudhë të afërt do te jetë një problem i rij që mund të paraqitet mes komuniteteve më të mëdha në Maqedoni. Sepse me marrjen e vendimeve për zgjedhjen e emrit ndërmjet palës sllavo-ortodokse dhe asaj greke e neutralizon faktorin shqiptar dhe në këtë rast populli shqiptar në Maqedoni paraqitet si komunitet brenda shtetit por jo komb shtetëformues.

http://lajmpress.com/opinion/3542.html

No comments:

Post a Comment