Tekstet e fundit

Wednesday, September 7, 2011

Çka është e rëndësishme për Maqedoninë?



Çka është e rëndësishme për Maqedoninë?




Nga Ali Maksuti



Demokracia fillet e veta i ka nga Greqia antike dhe më pastaj është diskutuar shteti ligjor në Romën e lashtë, të dyja këto kanë ndikuar në ngritjen e civilizimit të sotshëm perëndimor. Por demokracia bashkëkohore perëndimore i kushton më shumë rëndësi dhe një vëmendje të veçantë debatit rreth pozitës së gruas në shoqëri dhe grupeve ose pakicave kulturore. Feministët dhe multikulturalistët shpesh pranojnë dhe pohojnë se çështjet që kanë të bëjnë me natyrën e identitetit vetjak, nëse është e mundur të tërhiqet një vijë ndarëse mes jetës publike dhe asaj private. Në shtetet perëndimore ka ndryshuar filozofia politike, më nuk mendohet shumë rreth asaj se çfarë ndodh brenda institucioneve shtetërore se sa për marrëdhëniet ndër njerëzore, raportet meshkuj - femra, të krishter, musliman, homoseksual, emigrantë etj. Ky mendim politik ka ndryshuar edhe qasjen e veprimeve politike në perëndim. Por kjo është e nevojshme kur kërkesa e grupeve kulturore të ndryshme apo pakicave kanë arritur një nivel kur është e patjetërsueshme mbrojtje e interesave të tyre. Dhe nevoja për të debatuar rreth këtyre temave është bërë e nevojshme pasi ndikimi i pakicave në jetën publike bëhet edhe më i madh. Kjo pra është e arsyeshme. Çka ndodh në Maqedoni ? Përfaqësuesit politik të BE-së në Maqedoni sikur bëhen të shurdhër karshi politikave dhe vendimmarrjeve në disfavor të shqiptarëve dhe më e rëndësishme është mbrojtja e pakicave të homoseksualëve, që edhe sot e kësaj dite diskutohet në konferencat shkencore që kjo është sëmundje. Më paradokse është se po këto teza pranohen nga tryezat shkencore ku sundon vlerësimi i arsyes. Maqedonia qëndron para një sfide që izolon atë në integrimet euro-atlantike me problemin me emrin, dhe përfaqësuesit perëndimor nuk e shohin të arsyeshëm të bëjnë presion për zgjedhjen e këtij problemi që të çlirohet popullata nga politika izoluese që proklamon qeveria me fqinjët e saj. Njashtu një problem kyç është edhe diskriminimi fetar që bëhet në Maqedoni nga ana e politikës sllavo-ortodokse , edhe pse myslimanët në Maqedoni përbëjnë më shumë se gjysmën e popullatës, pra edhe nuk është pakice, prapë një paradoks kur shumica diskriminohet. Në Maqedoni ende popullata shqiptare thirret pakicë kur ajo kontribuon me mbi 30% në buxhetin e shteti, prapë nga ndarja e saj shqiptarët nuk marrin atë që kontribuojnë. Edhe pse në Marrëveshjen e Ohrit kishte përfaqësues nga BE prapë po këto nuk marrin përgjegjësinë të pranojnë direkte që kjo Marrëveshje ka marrë kahje tjetër dhe shqiptarët mbesin të diskriminuar. Edhe pse vet e propozuan formën e Badenterit, ajo është udhës që mos të përfillet nga VMRO-DPMN-e, prapë ata heshtin. Njashtu diskriminim ka në përpilimin e ligjit të gjuhës ku një përqindje bukur e madhe e popullit ne Maqedoni flet gjuhën shqipe nga njëra anë kurse nga ana tjetër nuk ka një dokument zyrtar të ministrive në gjuhën shqipe që të plotësoj kërkesën edhe të një populli, të themi shtetëformues. Këto janë disa çështje që vet përfaqësuesit ndërkombëtar kërkuan nga Maqedonia dhe me shumë heshtin, kurse nga ana tjetër ngritet zë që Maqedonia bën diskriminim kundër pakicave homoseksuale. Më e rëndësishme është që Maqedonia të integrohet në BE duke mos diskriminuar një grup njerëzish me sëmundje, e cila normal qe duhet gjetur udhë për tu shëruar, e jo për një popull shtet formues, kjo është ideja ndoshta e tanishme e përfaqësuesve ndërkombëtar. Në deklaratat e dhëna nga përfaqësuesit ndërkombëtar për mbrojtjen e orientimit seksual, ku tani është në debat kuvendi ligji për mbrojtje nga diskriminimi, ata më të rëndësishme në këtë ligj e shohin mbrojtjen e homoseksualizmit, e jo diskriminimet që bëhen për 20 vjet rend ndaj popullit shqiptar.
Ndoshta në një të ardhme do të kërkohet edhe ndarje proporcionale të pushtetit dhe një përfaqësi modeste edhe për homoseksualët që mos e ndjejnë veten të diskriminuar. E kjo atëherë do ti shërbej më së miri integrimit evropian dhe do të shtohen miqtë e përfaqësuesve politik perëndimor.
Këto standarde të dyshimta për natyrën e njeriut shpesh herë sjellin pasoja sociale, që në fund nuk do mundet ti del në krye as vetë ata që mendojnë se është e natyrshme diçka anormale. Motivi dhe nxitja e çështjeve të tilla mendoj që për Maqedoninë nuk janë të rëndësishme, sidomos mbrojtja e tyre me ligj. Më mirë do të ishte të përpilohet një ligj që do të shërbente për marrjen e masave preventive për mbrojtje nga këto sëmundje ose të përgatiten institucione për shërimin e tyre. E kjo jo vetëm për Maqedoninë do të ishte e rëndësishme por edhe për gjithë BE-në.

botuar lajmpress.com
19.03.2010

No comments:

Post a Comment