Tekstet e fundit

Monday, September 17, 2012

Maqedonia në recesion, alarm i vonuar apo alarm ndryshimi


Maqedonia në recesion, alarm i vonuar apo alarm ndryshimi
Kriza ekonomike që vazhdoi të rritet edhe gjatë këtij fillim viti ishte një tregues real se vendi prej fillim vitit është në recesion dhe kjo “pa apo me” dashje fshihej nga shteti.  Tashmë kur nuk ka arsyetim tjetër për të fshehur krizën e thellë, paraqitet se shteti edhe zyrtarisht është në recesion.
E mbajmë mend mirë fillim vitin 2009, kur kriza financiare kaploi botën e zhvilluar dhe kjo valë e krizave patjetër do të përfshinte edhe shtetet e Ballkanit.Një shtet i sprovuar drejtpërsëdrejti në krizën financiare, pra krizën e Euros ishte shteti fqinjë i jonë, Greqia. Greqia një vend i zonës së Euros ishte e para që ra “viktimë” e krizës, por jo nga faji i sistemit financiar, por nga faji i borxhit publik të saj. Kjo edhe ndikoi në ekonomitë e fëinjëve të saj, sidomos në ekonominë e Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Këto ishin pasojat e funksionimit dhe të keq menaxhimit të investimeve kapitale dhe shpenzimeve të panevojshme publike. Nga kjo krizë u prek gjithë zona e Euros dhe pas saj filluan edhe shtetet tjera të zonës Euro të futen në recesion.  Këto pasoja erdhën si rezultat e vendimeve të gabueshme që kanë marë qeveritë e më hershme të shteteve që u futën në recesion dhe sollën në pozita të pa lakmushme ekonomike dhe sociale popullatën e tyre sa që detyruan që shpesh herë të rëzojnë qeveritë e tyre.  
Pas shumë tentimeve për ti ikur recesionit shumë shtete të zonës Euro filluan të bëjnë strategjitë për të mbajtur një ekuilibër ekonomik për të qetësuar masat. Ulën shpenzimet publike, detyruan qeveritë e reja të marin masa për investimet kapitale më të sakta dhe më profitabile, nxitën masa për sektore të ndryshme të ekonomisë, krijuan strategji veprimi per të mbajtur një baraspeshë mes punësimit dhe kontrollin e rritjes së papunësisë etj. Maqedonia duke qenë jashta kësaj zone, drejtpërsëdrejti nuk ka aritur të kuptoj se gjendet në recesion prej fillim vitit, mos edhe më herët.  Pasi recesioni nënkupton një tkurje e biznesit në vend apo një ngadalësim I përgjithshëm  i zhvillimit ekonomik, duke marë parasysh treguesit makroekonomik, si  ulje të Bruto Produktit Shtetëror, stagnim të punësimit, shpenzime të investimeve publike, ulje të investimeve të jashtme, të ardhurat familjare bien, rritet shpenzimet e konsumit, ndërsa ritet shkalla e falimentimit dhe papunësisë. Këto elemente ekonomik janë fakte të pamohueshme që ndodhin në ekonominë e vendit. Nëse marim një nga një ti analizojmë këto elemente makro, do të vërejmë se Maqedonia ka një kohë që gjendet në recesion. Në nivel makro, shumica e problemeve që përballemi janë përftuar sepse nuk kanë menduar për pasojat që mund të sjellin vendimet që kanë marë ne kuadër të investimeve kapitale apo shpenzimeve publike.
 Krizat qe po përjetojmë tani: skandalet koruptive që ndikojnë në bindjen e investitorëve, problemet me bilancin e tregtisë sonë, deficiti buxhetor, inflacioni që gjendet prapa”derës”, mos funksionimi stabil i biznesit të vogël dhe të mesëm janë ato rezultate të vendimeve të gabuara, që sjellin edhe pasoja sociale, si mjerimi në arsim, shëndetsi e deri tek ato ekonoligjike.
Pasi vendet e zonës Euro angazhuan qeveritë e reja të tyre të marin masa për të tejkaluar recesionin, Maqedonia me politikat e saja mundohet që të krijoj një problem të paqenë në Maqedoni, të ringris konfliktin e 2001. Nga njëra anë VMRO – DPMNE ende mundohet të përfitoj elektoratin duke mbrojt “ Branitellët” nga ana tjetër BDI që nëpërmjet 2001 mundohet të mbaj elektoratin për statusin e ish-ushtarëve të UCK-se. Këto probleme realisht janë probleme të paqena në Maqedoni. Të regullohet problemi socio-ekonomik i një pjese të njerëzve me anë të ndihmave shtetërore do me thënë që atë pjesë të popullsisë të bësh steril dhe të nëncmosh pa fije turpi. Me insistimin që me ndihma të regullohet problemi socio-ekonomik qoftë edhe një personi, jo më një grupacioni, do me thënë se e ofendon atë person apo atë grupacion. Qeveria e Maqedonisë duke mos qenë e aftë të stabilizoj ekonominë e vendit dhe duke mos gjetur zgjidhje për hallin pse Maqedonia hynë në recesion si dhe të largojë cdo ndalesë politike për të integruar vendin në NATO dhe BE, si faktorë për të hapur rrugën e investimeve, kjo qeveri por edhe qeveritë tjera do të gjejnë alibi 2001 për të përfituar elektorat. Problemi ndëretnik sa ështe real, dyfysh fryhet nga partitë politike për të përfituar elektorat me kartën nacionale dhe “patriotike”. Dalja në skenë e problemeve ndëretnike dhe ashpërsimi i fjalimeve populiste të politikanëve janë si farse për të mbuluar realitetin e dështuar  socio-ekonomik të shtetit dhe për të fokusuar opinionin publik për zgjedhjet të parakohsme.  Pra, Maqedonia ende nuk ka zgjidhje dhe strategji si të  menaxhoj me krizën socio-ekonomike, krijon skena të padëshiruara ndëretnike.
Ky alarm se Maqedonia ka hy edhe zyrtarisht në recesion, është i vonuar për realitetin, por del në shesh atëherë kur opinoni publik është i orientuar tek një problem farse, të nxitur dhe të krijuar nga politikanët vet. Prandaj, shihet qartë se alarmi për ndryshime në qeveri është përgatitje për zgjdhje të parakohshme.

Ali Maksuti

Thursday, February 2, 2012

Shtrenjt për të kursyer


Shtrenjt për të kursyer

Kur filluan krizat bankare në SHBA në vitin 2008 dihej dhe pritej se BE dhe sidomos zona e euros do të përballohej me problem e dhe kriza të borxhit publik, ndoshta nuk është i të njëjtës natyrë, por në esencë kapitalizmi global nisi me krizat e saja në SHBA dhe vazhdon në BE. Por nuk përfudnon këtu lidhja dhe zinxhiri i krizës globale,  vazhdon dhe më me tepër ndikim tek vendet të cilët nuk jane në asnjërën bashkësi shtetesh, as SHBA as BE, ku bën pjesë edhe Maqedonia. Por fuqitë e mëdha ekonomike gjithëher kanë nga një plan të dytë për të lehtësuar dhe përballuar krizat në rast se nuk mund ti ndalojnë, kurse shtetet në zhvillim gjithmon mundohen të ndjekin trendin e shteteve të zhvilluara për të përballuar krizave. Me planin financiar të administratës Obama, SHBA-të ndoshta pjesërisht “lëkundën”pak fundamentin e kapitalizmit kur shteti ndërhyni për të stabilizuar sistemin bankar, por kjo rezultoi si lëvizje pozitive për vetë shoqërine amerikane. Sot kur BE, gjegjësisht zona euro  kërcënohet nga borxhet publike të shteteve anëtare, liderët e shteteve krijojnë masa kursimi dhe këshillojnë për kursime. Gjithë këto janë tendecat e shteteve dhe fuqive ekonomike për të përballuar dhe tejkaluar krizat financiare dhe ekonomike, që domosdo ndikojnë në jetën sociale. Por, ku është në këto rjedha Maqedonia dhe si mund të tejkalohet kjo gjendje.  Pak e pa logjikshme të bëhen këto krahasime, por kur dëgjojmë që të njejtat këshilla jepen nga ana udhëheqësve në sektoret për ekonomi apo analistë  për të kursyer nga të hyrat që i kanë qytetarët si një metodë për të përballuar krizat atëherë këtu duhet kërkuar një “kurim” sepse sot qytetari i Maqedonisë përballohet me bazën e të hyrave, papunësine dhe e dyta që edhe ai qytetar që është i punësuar ka për detyrë të ndaj të hyrat me gjithë anëtarët e  familjes së tij kur vetëm këtë vit janë rritur çmimet për shërbimet dhe produktet bazë siç janë çmimet e energjisë elektrike, karburanteve  dhe  që brenda pak kohe do të riten çmimet edhe të produkteve dhe shërbimeve tjera që varen nga këto dy të parat. Nga njëra anë paraqiten statistikat e sakta për papunësine në Maqedoni, ku Maqedonia është lidere në botë për papunësinë nga ana tjetër rriten çmimet për çdo  ditë dhe nga e gjithë kjo prap kërkohet që qytetarët të kursejnë. Është shtrenjt për të kursyer, se çdo element bazë e stabilitetit ekonomik është në disfavor me logjikën e kursimit. Nëse kursim nënkuptojmë heqja dorë nga disa produkte apo shërbime luksi për një produkt apo shërbim elementar të më vonshëm, atëherë si mund që një qytetar të përballojë këtë, kur të hyrat për një familje nuk janë në rritjen e njëjtë me rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve elementare apo ku punësimi nuk është në rritje të njëjtë me çmimet, për të patur një standart të kënaqshëm për kursim. Nëse kemi familje ku të hyrat janë të mjaftueshme, atëherë kursimi është për tu lavdruar, por nga gjendja në Maqedoni, ku shumica jetojne me të hyra nën mesataren e rrogës në Maqedoni, atëherë është e pamundur kursimi. Dhe nëse vitin e kaluar “shporta”familjare arinte në vlerë prej 200,00 euro mujore, këtë vit ky çmim do të ritet kurse “shportës” nuk do ti shtohen produktet. Nga kjo gjendje është shume rëndë kursimi, se  nuk kemi të bëjme më me të mira të luksit që detyrohet qytetari të paguaj për të tejkaluar edhe një ditë të rëndë ekonomike, që domosdo sjell edhe çregullime sociale.  Gjithë këto ndoshta duken si një pasqyrim jo shpresëdhënës, por është një realitet që haset tek çdo qytetar në Maqedoni. Qeveria përveç masave që ndërmer për të lehtësuar kët gjendje, duhet seriozisht ti përkushtohet investimeve të huaja, e jo të ndalet tek kursimet e energjisë apo tek këshillat për kursime të përgjithshme.  Se sot për sot është shtrenjtë për të kursyer.
Ali Maksuti